Drita-Drenica dhe Besa-Feronikeli: Këto janë rezultatet pas 45 minutave të parë
Kanë përfunduar pjesët e para nga dy ndeshjet e Superligës së Kosovës që kanë filluar nga ora 13:00, në kuadër të javës së 26-të.
Drita dhe Drenica e kanë mbyllur intervalin e parë me barazim 1-1 në Gjilan, shkruan Periskopi.
Fillimisht gjilanasit kaluan në epërsi përmes Bujar Shabanit në minutën e 29-të, por mysafirët barazuan me anë të Baton Zabërgjës tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt në pjesën e parë.
Në përballjen tjetër mes Besës dhe Feronikelit në Pejë, kjo e para po avancon 2-1.
Golat për Besën i shënuan Tahiri 15′ dhe 39′, ndërsa për mysafirët Simonovski 28′. /Periskopi.com/