Dreshaj: VV-ja as në ëndrra s’do t’i arrijë më 50 për qind

Dreshaj: VV-ja as në ëndrra s’do t’i arrijë më 50 për qind

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, deklaroi se Vetëvendosje nuk do të arrijë më mbështetjen që kishte në zgjedhjet e mëparshme.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrijë më kurrë përqindjen e votave që kishte në zgjedhjet e mëparshme, madje as në ëndrra.

Dreshaj theksoi se vota e qytetarëve është ajo që do të përcaktojë se kush do të vijë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, hetimet e zhvilluara ndaj zyrtarëve dhe anëtarëve të partisë në pushtet nuk lidhen me fushatat zgjedhore.

Ai përmendi zhurmën që është bërë rreth Ministrisë së Infrastrukturës, duke theksuar se duhet të jepet një përgjigje përfundimtare mbi akuzat dhe zërat që kanë qarkulluar për këtë ministri.

“Vetëvendosje 50 për qindëshin s’do ta arrij më as në ëndërr. Por, duhet t’ju them edhe diçka tjetër; në esencë kjo nuk ka të bëjë më kampanjë zgjedhore apo parazgjedhore, kjo ka të bëjë me organet e hetuesisë, dhe ato nëse gjejnë fakte, atëherë duhet të jenë vërtete fakte kundër koalicionit qeverisës, nëse nuk gjejnë fakte atëherë   këto duhet të jenë vlera pozite në kampanje zgjedhore. Shumë zhurmë është bërë për Ministrinë e Infrastrukturës, mendoj që rendi është një herë e përgjithmonë tu vihet pika tyre fjalëve që janë vendos andej.

Është në rregull që opozita t’i mbështet ato etiketat që i vendosen pozitës, kjo nuk është hera e parë në botë. Është mirrë që legjislativi, ekzekutivi dhe hetuesi të jenë të ndara. Mendoj që ka vend që opozita të mbështet një akt të tillë, pasi opozita pretendon pushtetin, por është shumë jo logjike që pozita të përzihet në punën e tyre që duhet me hetu punën deri në fund, pasi ata janë në pozitë.

Vota e qytetarit do të përcaktojë kush do të jetë në mandatin të vije…”, ka thënë Dreshaj.

 

Shpërndaje në: