Dreshaj: S’ka asnjë iniciativë nga Qeveria për përmirësimin e kushteve për mjekët
Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, e ka cilësuar largimin e mjekëve nga Kosova si një problem të madh dhe shqetësues.
Në një deklaratë Dreshaj ka theksuar se mjekët po ikin për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme të punës, dhe se nuk ka asnjë përmirësim të dukshëm në këtë drejtim.
“Largimi i mjekëve nga Kosova është brengosës, Qeveria s’po i përmirëson kushtet. Nuk po mendohet për me u rritë paga e mjekëve se kryesisht për paga e kushte të punës po ikin jashtë vendit”, u shpreh Dreshaj”,
Dreshaj ka kritikuar ashpër Qeverinë për mungesën e veprimeve konkrete në përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët e shëndetësisë. Ai ka theksuar se nuk ka asnjë iniciativë nga ana e Qeverisë për të rritur pagat e mjekëve dhe për të përmirësuar ambientin e punës, duke e bërë të qartë se kjo është një çështje që duhet adresuar urgjentisht.
“S’ka asnjë iniciativë nga Qeveria për përmirësimin e kushteve për punësim për mjekët”, deklaroi Dreshaj për Front Online.
67 mjekë sivjet ikën nga Kosova, opozita thotë se sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit.