Drenica shokon Ballkanin, Prishtina mposht pa probleme Llapin

Drenica shokon Ballkanin, Prishtina mposht pa probleme Llapin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së 32-të në Superligë që kanë filluar sot nga ora 15:00, shkruan Periskopi.

Drenica ka shkaktuar sensacion duke mposhtur Ballkanin me rezultat 2-1, njëherit duke ia mohuar skuadrës nga Suhareka vendin e parë.

Golat nga Uka 19′ dhe Denisson 50′ ia siguruan fitoren nikoqirëve, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Zeka në minutën e 51-të.

Ballkani me këtë disfatë lëshoi rast të artë ta rrëmbente primatin në Superligë, teksa tash mbetet në vendin e tretë me 67 pikë, dy më pak se lideri Prishtina, që kaloi në të parin pasi mposhti Llapin sot si mysafire.

Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 3-1, falë golave nga Mankenda 15′, Bekteshi 42′ dhe John 64′.

Golin e vetëm për llapianët e shënoi Aliu në minutën e 19-të.

Pas këtyre disfatave, Drenica dhe Llapi renditen në pozitat 8 respektivisht 5. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: