Drenica mesazh të hapur Statovcit: Kërko falje ose të padisim

Drenica mesazh të hapur Statovcit: Kërko falje ose të padisim

Klubi futbollistik, Drenica ka reaguar pas deklaratave të fundit të analistit, Faruk Statovci.

Statovci dje në “ATV”, për fitoren e Drenicës ndaj Prishtinës tha: “Borxhin sa ma herët me e kthy, është më mirë”.

Kurse, tani Drenica ka mohuar këtë akuza, derisa thotë se nëse Statovci nuk kërkon falje do e padisin për shpifje dhe dëmtim të imazhit.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

“Klubi Futbollistik ‘Drenica’, njofton opinionin sportiv, mediat dhe gjithë qytetarët e Kosovës, se disa pretendime të një ‘analisti’ (Faruk Statovci), në një media televizive kosovare, ku hodhi dyshime mbi ndeshjen mes KF Drenica dhe KF Prishtina, e zhvilluar të shtunën me 11 Shtator 2021, janë shpifje dhe trillime të llojit të vet. Është gjynah dhe mëkat që djersa e futbollistëve të minimizohet si dhe fitorja e ekipit tonë , dhe angazhimi i futbollistëve tonë për gjatë 90 minutave.

E inkurajojmë edhe Faruk Statovcin edhe çdo individ tjetër, që në raste te tilla dhe për këto pretendime t’i drejtohen organeve të rendit ta trajtojnë këtë çështje , sepse ne nuk jemi kundër që analistët të shprehin mendimin e tyre të lirë, mirëpo hedhja e akuzave është një diçka shumë e rëndë dhe e pabazë e cila dëmton rëndë imazhin e klubit tonë dhe futbollit në përgjithësi, në të kundërtën , ftojmë organet e rendit që në rast se z. Statovci nuk është i gatshëm të arsyetojë fjalët që ka thënë, dhe nuk kërkon falje publike atëherë do të përballet edhe me padi në Gjykatën përkatëse , për shkak se i njëjti ka bërë shpifje dhe ka bërë spekulime në lidhje me klubin tonë, duke tentuar të minimizoj fitoren e skuadrës tonë përballë Prishtinës, dhe gjithashtu duke tentuar të njollosin klubin tonë dhe imazhin e klubit tonë me pretendimet të tilla të pa baza dhe të pa argumentuara.

Deklarime të tilla të personave si Faruk Statovci , i cili është trajner i Reprezentacionit U15 të Kosovës, si dhe krye trajner i KF KEK-ut në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll , gjithashtu ka qenë më parë edhe futbollist i KF Drenicës, të bëjë deklarime të tilla të pamatura, të pa baza të dëmshme për futbollin në përgjithësi është shumë e dhimbshme, këto deklarime nxitëse dhe të pa vërteta të pa bazuara dhe jo të matura, nuk janë të mira dhe janë shumë negative për futbollin kosovar në përgjithësi e për klubin tonë në veçanti.

Andaj edhe një herë i bëjmë thirrje z. Faruk Statovcit, që të kërkojë falje publike për deklarimet e tij, në emisionin sportiv në ATV , në të kundërtën, KF Drenica do të ndërmarrë hapat e tjerë nga dita e nesërme konform ligjeve të Kosovës. Konkretisht, do të ushtrojmë padi penale, për shpifje dhe dëmtim të imazhit të klubit tonë.

KF Drenica, ka qenë dhe është e hapur gjithmonë për bashkëpunim për të eliminuar dobësitë dhe është e gatshme edhe tani , që për të gjitha ndeshjet të bashkëpunojë, për çdo paqartësi ose pretendim të dikujt, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më FFK-në, dhe organet e rendit. Andaj, si rrjedhojë e kësaj, ne shpresojmë që raste të tilla, deklarime të tilla , të mos përsëriten më , sepse këto dëmtojnë imazhin e futbollit kosovar”, shkroi klubi.

Shpërndaje në: