DRENA grumbullon qumësht nga fermerët

DRENA grumbullon qumësht nga fermerët

Drena, besimin e konsumatorëve, po e bartë tek fermerët vendor!

Ditëve që lam pas, në Drenë ka pasur shumë telefonata nga fermerë, si rezultat i rritjes së sasisë së qumështit dhe rënies së konsumit (rezultat i rënies së fuqisë blerëse dhe rritjes së pakontrolluar të importit të këtij produkti).

Drena i njofton të gjithë fermerët, se do ju dal në ndihmë! Do jua grumbullon qumështin e tepërt. Ajo që kërkohet nga fermerët është të kenë pëlqimin e pikes ose qumeshtorës me të cilen janë duke bashkpunuar. Çmimi për litër qumështi, gjatë gjithë kohes do jetë i pandryshueshëm (për një viti).

Për me pakë se një dekadë që nga fillimi i saj, kompania Drena tashmë është bërë një storie suksesi në industrinë e qumështit. Çdo vit, kompania ka arritur një rritje të jashtëzakonshme prej mbi 40%, një dëshmi e përkushtimit të tyre ndaj cilësisë dhe inovacionit. Gama e produkteve të qumështit shquhet jo vetëm për shije unike, por edhe për vlera ushqyese, pasi Drena ka prioritet përbërësit organikë dhe sipas standardeve me të larat të cilësisë.

Llojllojshmëria e produkteve që ka kjo kompani, nga qumështi UHT, djathrat tradicional, kos fshati, mazë, jogurtet kremoze, kefirat etj, ka bërë që Drena të krijon një bazë besnike klientësh, që e vlerësojnë përkushtimin e markës ndaj përsosmërisë.

Si pjesë e strategjisë, kjo kompani ka edhe bashkëpunimi e shkelqyer me fermerët vendor. Duke vendosur marrëdhënie të drejtpërdrejta, ato jo vetëm që sigurojnë një zinxhir të besueshëm furnizimi, por gjithashtu mbështesin bujqësinë lokale. Ky bashkëpunim shpesh përfshinë aktivitete dhe bashkëkooperim më fermerët për të përmirësuar praktikat e qëndrueshme, gjë që përputhet me përkushtimin e Drenës ndaj produkteve natyrale vendore.

Parimi i “Rritemi së bashku” thekson përfitimet reciproke. Kjo është edhe pejsë e strategjisë se kompanisë, ku duke punuar në bashkëpunim më fermerët dhe partnerët financiarë, mund të zhvillohën sinergji që rrisin produktivitetin dhe inovacionin. Fermerët përfitojnë nga tregu i sigurt dhe praktikat e reja që rrisin rendimentet, ndërsa Drena fiton akses në një furnizim të besueshëm të përbërësve me cilësi të lartë.

Ndërtimi i marrëdhënieve të forta me palët kryesore të interesuara si fermerët, konsumatorët dhe partnerët e komunitetit, nxit besimin dhe besnikërinë. Duke i dhënë përparësi komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur, Drena shumë herët i ka kupruar nevojat dhe sfidat e partnerëve të saj. Kjo qasje njerëzore ndihmon në kultivimin e një komuniteti që ndan një qëllim të përbashkët të qëndrueshmërisë dhe cilësisë.

Drena, dritë në çdo shtëpi!

Shpërndaje në: