Drekojnë bashkë Gërvalla e Peci, asistenti ua fsheh ushqimin me fotoshop skandaloz (FOTO)
Ditën e djeshme, ministrja e jashtme, Donika Gërvalla së bashku me ministrin e bujqësisë Faton Peci vendosën të drekonin në një restorant jashtë Prishtinës.
Ata kanë drekuar në një restorant në Gjilan.
Natyrisht, siç ndodhë në raste të tilla, për të mbajtur kujtim, apo edhe për t’u krekosur, kush e di, ata u kujdesën që të mos harrojnë ta shkrepin një foto çasti, të cilën në Instagram e publikoi asistenti i ministres Gërvalla, Haki Huruglica.
E bizarja në këtë ndodhi qëndron tek fakti se asistenti i ministres Gërvalla, Haki Hurugliu, kur e ka postuar foton në Instagram, ka censuruar apo fshehur ushqimin që e konsumuan bashkë me ministrat.
Nuk dihet nëse luksi i tepërt është arsyeja pse Huruglica e ka bërë një veprim të tillë.