Drejtuesit e Manchester United presin kërkim falje publike nga Cristiano Ronaldo

Drejtuesit e Manchester United presin kërkim falje publike nga Cristiano Ronaldo

Prezenca e Cristiano Ronaldos në seancën stërvitore të Manchester United të hënën nuk është aspak e garantuar.

Në deklaratën e lëshuar pardje klubi përmend vetëm se portugezi nuk do të jetë në ndeshjen e sotme me Chelsean, por ‘A BOLA’ raporton se djajtë e kuq dhe trajneri Erik ten Hag janë në pritje të një kërkim falje publike nga sulmuesi portugez.

Për zyrtarët e United nuk ka mjaftuar mesazhi i Ronaldos në rrjetet sociale, ku ai shpreh keqardhje për rastin. Shënimi i portugezit tregonte keqardhje, por ata presin një falje publike, formale – klubit, trajnerit, shokëve të skuadrës.

Sipas mediave portugeze, të hënën Ronaldo do të përballet me penalitete shtesë ndaj atyre të vendosura në takimin e shkurtër me Ten Hag pardje.

 

Shpërndaje në: