Drejtori Sportiv i Shkupit para ndeshjes me Llapin: Luajmë si vendas edhe në Kosovë

Drejtori Sportiv i Shkupit para ndeshjes me Llapin: Luajmë si vendas edhe në Kosovë

Skuadra e FC Shkupi ka mësuar kundërshtarin e saj në Ligën e Konferencës europiane.

Nënkampioni i Maqedonisë së Veriut do të përballet me Llapin.

Drejtori sportiv i FC Shkupi, Omer Bunjaku është i kënaqur me shortin. Ai thotë se e njohin mirë kundërshtarin dhe se besojnë në kualifikim.

“Jemi të kënaqur me shortin pasi që luajmë në Kosovë dhe do të jemi pothuajse vendas edhe aty! Luajmë kundër një ekipi që e njohim shumë mirë dhe e respektojmë maksimalisht, por shkojmë për fitore dhe besojmë fuqishëm që do të kalojmë në raundin e dytë”, deklaroi Bunjaku për News-TV.

Ndeshja e parë mes Shkupit dhe Llapit do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup (8 korrik), kurse ajo e kthimit pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shpërndaje në: