Drejtori sportiv i Bayern konfirmon interesimin për Haaland

Drejtori sportiv i Bayern konfirmon interesimin për Haaland

Askush në Bundesliga nuk është i sigurt nga skuadra e Bayern Munich.

Ylli në rritje i Borussia Dortmund, Erling Haaland, ka përfunduar në listën e dëshirave të gjigantit bavarez.

Lidhur me norvegjezin ka folur edhe drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, i cili ka konfirmuar se nga kampionët e Bundesligas ka interesim për Haaland.

“Ai është një top lojtar që me siguri gjithë bota dëshiron ta ketë”, ka thënë Salihamidzic, përcjell Periskopi.

“Sigurisht ne jemi duke parë atë. Përndryshe ne do të ishim amatorë”, shtoi boshnjaku.

Haaland ka shënuar mbrëmë një het trik në ndeshjen që Dortmund e luajti në kuadër të Kupës së Gjermanisë, duke treguar se forma e sezonit të kaluar po vazhdon ta përcjell akoma. /Periskopi/

Shpërndaje në: