Drejtori i Milanit diagnostifikohet me kancer

Ivan Gazidis, drejtori sportiv i Milanit, është diagnostifikuar me kancer në fyt.
“Për fat të mirë duket një formë e shërueshme – shpjegoi Gazidis”.
“Unë kam besim se do të trajtohet me sukses, me një rimëkëmbje të plotë”, tha ai.
“Presidenti i Milanit Scaroni, i ka dalë në mbështetje drejtorit si dhe stafi teknik, lojtarët i urojnë Ivanit të gjitha të mirat për një shërim të plotë dhe të shpejtë. Ne jemi të gjithë me ju”, thuhet në njoftimin e Milanit.