Drejtori i Juventusit: Nuk po planifikojmë të ndërpresim kontratën me Pogban
Edhe pse spekulime të shumta mbi të ardhmen e Paul Pogbas te Juventusi, megjithatë ai do të jetë aty.
Drejtori sportive i Juventusit, Calvo tha se Paul Pogba do të jetë pjesë e Juventusit edhe më tej, shkruan Periskopi.
Pavërsisht lëndimeve që ka pasur gjatë kësaj kohe, Pogba vazhdon të mbetet lojtar i Juventusit.
“Nuk po planifikojmë të ndërpresim kontratën me Pogba, mund t’i mohoj këto histori”.
“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, lëndimet janë pjesë e lojës, por Paul po stërvitet mirë dhe ne e presim atë”, tha ai.
Juventus Chief Football Officer Calvo on Paul Pogba: “We are not planning to terminate Pogba’s contract, I can deny these stories”. ⛔️🇫🇷 #Juventus
“He’s an important player for us, the injuries are part of the game but Paul is training well and we wait for him”. pic.twitter.com/1UMlCURvkk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 7, 2023