Drejtori i Al Nassr flet për situatën me Ronaldon
Cristiano Ronaldo është shumë afër transferimit në Al Nassr.
Veterani portugez ka mundësi të nënshkruajë kontratë të majme me klubin arab, ku do të paguhej 200 milionë dollarë në vit.
E për të folur për një mundësi të tillë është përkujdesur Marcelo Salazar, drejtor sportiv i klubit saudit.
“Është njëri prej më të mirëve në histori të futbollit. Ka qenë gjithmonë një shembull për mua si sportist, për dëshirën që e demonstron për të fituar. Gjithashtu, është shtetas portugez, e kam mbështetur gjithmonë. E ardhmja do të zbulohet në momentin e duhur. Do të presim, nuk jam i autorizuar për të biseduar për një temë aq të nxehtë”, deklaroi Salazar për “Flashscore”.
Ronaldo u nda me Manchester Unitedin në muajin nëntor pas deklaratave shokuese që i dha në dëm të klubit anglez.