Drejtori i AKI-së raporton para deputetëve, me dyer të mbyllura
Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Petrit Ajeti, ka raportuar në Kuvendin e Kosovës, para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së..
Raportimi është bërë me dyer të mbyllura, përderisa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Agjenda e plotë e Komisionit:
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
R e n d i i d i t ë s:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes të komisionit, të mbajtur më 25.09.2024
3. Raportim i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z.Petrit Ajeti
4. Të ndryshme