Drejtoresha e ‘KiE-së’ në Prishtinë: Martesa nuk është privilegj por është një e drejtë fundamentale

Drejtoresha e ‘KiE-së’ në Prishtinë: Martesa nuk është privilegj por është një e drejtë fundamentale

Është mbajtur konferenca “Rrugëtimi drejt gjithëpërfshirës”, që përfshiu prezantimin mbi Planin e ri Kombëtar të Veprimit për komunitetet LGBTIQ+.

Në konferencën që u mbajt në kuadër të Javës së Krenarisë e pranishme ishte Drejtoreshë e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann Hennessey, e cila tha se të gjithë kanë të drejtë të jetojnë pa frikë.

“Është puna jonë që të krijojmë një ambient dhe të garantojmë të drejta. Ky komunitet “luftojnë” në të gjithë botën, edhe në Evropë e Kosovës. Martesa nuk është privilegj por është një e drejtë fundamentale, pa marrë parasysh orientimin seksual”, tha Hennesy.

Ajo tutje shtoi se ndihet krenare që po implementojnë aktivitete që janë kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj LGBTQ.

“Jemi krenarë me partneritetin me shoqërinë civile që të imlpementojmë aktivitet që janë kundër diskriminimit dhe gjuhën e urrjetjes ndaj LGBTQ+. Të gjithë duhet të jetojnë pa frikë”, përfundoi ajo.

Shpërndaje në: