Dramë në ‘Mestalla’ – Valencia merr një pikë ndaj Atleticos, duke barazuar në minutën e 97′
Atletico Madrid ka lëshuar fitoren nga dora, në ndeshjen kundër Valencias.
Skuadra e Diego Simeone ka luajtur baras 3:3, në udhëtimin në ‘Mestalla’, shkruan Periskopi.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 35’, me golin e shënuar nga Luis Suarez. Ky gol ishte i vetmi në pjesën e parë.
Valencia barazoi në 1:1 me autogolin e Savic, por më pas ata pësuan edhe dy gola të tjerë deri në fund.
Antoine Griezmann (58’) dhe Vrsaljko (62’) çuan në epërsi 3:1, ‘Los Rojiblancos’, para se Valencia të niste rikthimin.
Valencia shënonte golin e dytë në minutën e 92′, me anë të Duro, kurse barazimi erdhi në minutën e 97′, po ashtu nga Duro.
Atletico Madrid tani numëron 23 pikë, kurse Valencia numëron 17 pikë. /Periskopi/