Dramë në javën e fundit të sezonit, Bayerni e fiton titullin
Java e fundit e sezonit në Bundesligë ishte e zjarrtë.
Bayern Munich ka arritur që të shpallet kampion, ndonëse pakkush e kishte pritur.
“Bavarezët” triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Kolnit, me golin e shënuar në minutat e fundit, gol që ia siguroi titullin e kampionit.
Coman kaloi mysafirët në epërsi në minutën e tetë, kurse barazimi erdhi në të 81-tën nëpërmjet Ljubicic nga penalltia.
Dhe kur të gjithë po mendonin se Dortmundi do ta festonte titullin e kampionit, kështu në mendoi Musiala që realizoi në minutën e 89-të.
E në anën tjetër, Borussia Dortmund barazoi 2:2 me Mainz, duke e lëshuar nga duart titullin në ndeshjen e fundit.
Mysafirët shënuan dy gola të shpejtë, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsinë 0:2.
Guerreiro ngushtoi epërsinë në minutën e 69-të, kurse në sekondat e fundit realizoi Sule, por ishte e pamjaftueshme për ta festuar titullin e kampionit.
Në fund, ishte Bayern Munich i cili iu gëzua titullit të 33-të në Bundesligë dhe të 11-tit radhazi.