Dozat e vogla të aspirinës e zvogëlojnë rrezikun e kancerit

Dozat e vogla ditore të aspirinës mund t’ju ndihmojnë ta zvogëloni rrezikun për të vdekur nga kanceri, e veçanërisht nëse i keni shtuar disa kilogramë.
Marrja e aspirinës tri apo më shumë herë brenda jave ndërlidhet me rrezik më të ulët të vdekjes nga kanceri, por edhe të vdekjes nga çfarëdo shkaktari tjetër – raporton studimi i ri.
Efektet mbrojtëse të aspirinës vërehen në veçanti mes njerëzve që janë mbipeshë – tek ata të cilët kanë një indeks të masës trupore prej 25 deri në 29.99.
Dozat e vogla të aspirinës e zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga kanceri për 15% dhe e zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga shkaktarët tjerë për 19%.