Dortmundi po vazhdon me formën e dobët edhe në LK, pranon gol nga Sevilla

Dortmundi po vazhdon me formën e dobët edhe në LK, pranon gol nga Sevilla

Rekord kampioni i garës së Ligës së Europës, skuadra e Sevillës, sonte në kuadër të takimit të raundit te 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve po i mirëpres gjermanët e Dortmundit, ndaj së cilëve janë në epërsi prej 1:0, raporton Periskopi.

Autor i golit për Sevillën është mesfushori spanjoll, Suso.

Sevilla është duke kaluar në një formë shumë të mirë, ku së fundmi ka mposhtur klubin e Barcelonës 2-0 në Copa del Rey.

Në anën tjetër, Dortmund nuk janë në formë shumë të mirë, mirëpo në Ligën e Kampionëve gjithçka është e mundur. /Periskopi

Shpërndaje në: