Dortmundi po nevozohet me ‘lojërat’ e Haalandit: Le ta thotë, nëse dëshiron të largohet

Dortmundi po nevozohet me ‘lojërat’ e Haalandit: Le ta thotë, nëse dëshiron të largohet

Erling Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, nga klubet e mëdha dhe ajo që i ka shtuar zërat rreth të riut norvegjez është klauzola e prishjes së kontratës për një shifër shumë më inferiore se vlera e lojtarit në treg. Në këtë pikë, Borussia Dortmund ka dashuri gjithnjë të sigurojë qendrimin e 21 vjecarit, që personalisht nuk ka dalë kurrë për të theksuar dëshirën e tij për të vazhduar të luajë me verdhezinjtë.

Në këtë mënyrë, klubi gjerman, i lodhur nga ‘lojërat’ e sulmuesit të tyre i kanë vendosur një lloj ultimatumi Haaland, duke i kërkuar që të bënte një zgjedhje për të ardhmen e tij deri në fund të shkurtit. Kështu shkruan tabloidi gjerman “Bild”, duke cituar burime pranë shoqërisë. Sipas të përditshmes, klubi verdhezi është gati të bëjë përpjekje të mëdha financiare për të vazhduar kontratën e sulmuesit të tij, me kusht që ai ta bëjë menjëherë të qartë vullnetin e tij. Aktualisht, sulmuesi norvegjez 21-vjeçar ka një kontratë që skadon në vitin 2024, por nëse ai synon të ndryshojë fanellë verën e ardhshme, klubi dëshiron të jetë në gjendje të organizohet në kohë.

Haaland, i cili ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë euro, është në shënjestër të klubeve kryesore evropiane, me dy skuadrat e Mançesterit dhe Real Madrid në rreshtin e parë të pretendentëve, por menaxheri i tij, Mino Raiola, është takuar edhe me presidentin e Barcelonës, Joan. Laporta, në mes të dhjetorit, me synimin e qartë për të nisur një ankand për sulmuesin.

Shpërndaje në: