Dortmundi paguan një fushë në Londër për të kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes me Chelsean
Skuadra e Borussia Dortmundit zgjodhi të bëjë një seancë të fundit stërvitore para përballjes së sotme me Chelsean, në ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, pasi ka marrë me qira një fushë në mes të Londrës për një seancë.
Sipas Daily Mail, qiraja e fushës, e cila i përket ushtrisë, shkon në një mijë paund në orë (1200 euro).
Dortmundi u stërvit të hënën pasdite në “Stamford Bridge”, por skuadra e Edin Terzicit zgjodhi një seancë të re në ditën e ndeshjes dhe skuadra u pa në stërvitje në terrenin e ushtrisë , në Islington.
Dortmund having another training session right now in Moorgate. (@CFCnic) pic.twitter.com/65PPcYvHOo
— Pys (@CFCPys) March 7, 2023