Dortmundi me falënderim të veçantë për Haalandin
Skuadra e Dortmundit e ka falënderuar Erling Haalandin për gjithë kontributin e tij me skuadrën gjermane.
Sulmuesi norvegjez ka arritur marrëveshje me klubin e Manchester Cityt dhe vitin e ardhshëm do të luaj në Premierligë, shkruan Periskopi.
City ende nuk e ka preznatuar Haalandin me fanellën e tyre, por marrëveshja është arritur.
Dhe sipas mediave angleze thuhet se City i ka paguar 60 milionë euro Dortmundit klauzolën e lirimit të Haaland.
What a ride! Thank you, Erling! ? pic.twitter.com/uXcRiGBGDh
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) May 14, 2022