Dortmundi gabon në hapa, lëshon pikë qysh në xhiron e dytë ndaj Freiburg
Borussia Dortmund duket se nuk do të jetë skuadër serioze për titullin e kampionit as këtë edicion.
Dortmund ka lëshuar pikë qysh në xhiron e dytë të sezonit në Bundesliga, duke pësuar 2:1 ndaj skuadrës së Freiburg, shkruan Periskopi.
Skuadra e Rose gjeti vetën në disavantazh pas vetëm gjashtë minutave, kur Girfo shënoi për 1:0.
Freiburg ishin më të koncentruar dhe në pjesën e dytë arritën të gjejnë edhe një herë golin, me anë të Sallai, në minutën e 53’, para se Dortmund të reagonte me një autogol të Keitel, gjashtë minuta më vonë.
Kështu, skuadra e Dortmund gabon në hapa qysh në xhiron e dytë, duke mbetur me tri pikë në dy ndeshje.
Në anën tjetër, skuadra e Freiburg merr pozitën e dytë përkohësisht, me katër pikë në dy ndeshje. /Periskopi/