Dorëzohet në policinë gjermane motra e Besar Nimanit

Dorëzohet në policinë gjermane motra e Besar Nimanit

Policia e Bielefeldit të Gjermanisë ka njoftuar se është dorëzuar në komisariat motra e boksierit të vrarë nga Mitrovica, Besar Nimanit.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Bielefeldit, e dyshuara ka qenë e kërkuar nga policia me urdhër arrest.

“Një 33-vjeçare nga Bielefeldi, e kërkuar nga policia dhe prokuroria me urdhër arrest, është paraqitur në komisariatin e Bielefield mbrëmjen e datës 28.02.2025, e shoqëruar nga avokati i saj. Gruaja është motra e vëllait po ashtu të arrestuar të ish-boksierit të vrarë”, thuhet në njoftimin e tyre.

“E pandehura përballet me katër akuza për vrasje në tentativë dhe për veprën penale lëndim i rëndë trupor. Roli i saktë në krim është ende nën hetim”, vijon njoftimi.

Sipas policisë, e dyshuara nuk e ka pranuar fajësinë dhe tashmë është dërguar në një qendër paraburgimit.

Katër të plagosurit janë ende në gjendje të qëndrueshme, njofton policia gjermane.

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Shpërndaje në: