Dorëhiqet prifti i njohur spanjoll për të jetuar me autoren e romaneve erotike sataniste
Një peshkop spanjoll i njohur si ultra-konservator dhe ‘ekzorcist’ është larguar nga besimi për të qenë pranë të dashurës së tij të re, autore e divorcuar romanesh erotike satanike, shkruante në një prej titujve britanikja Daily Mail.
52 vjeçari Xavier Novell, njoftoi muajin e kaluar se po largohej nga profesioni si peshkop i Solsona në rajonin Katalunja për arsye “kategorikisht personale”.
Dhe mediat vendase zbuluan se arsyeja e dorëheqjes së Novell ishte dashuria për Silvia Caballol, nënë e divorcuar e dy fëmijëve.
Novell raportohej se “kishte rënë në dashuri” dhe dëshironte të bënte “gjënë e duhur”.
38 vjeçarja Caballol, është shkrimtare novelash erotike me personazhe “të zotëruar nga demonët e epshit”, çka ka shkaktuar shumë kontestime mes ish-kolegëve të Novell.
Por Novell nuk është i huaj për çështjet satanike pasi ka qenë mes disa peshkopëve spanjollë që kanë refuzuar të kenë një ekzorcist të emëruar në 2015, duke zgjedhur që ta kryejnë vetë rolin.
Ai raportohet se është njohur me Caballol, psikoloe që ka studiuar seksologji, joga, katolicizëm dhe Islam, kur nisi të studionte “demonologji”.
Librat e gruas përshkruhen nga vetë publicisti i saj si “përmbysje e plotë e konsideratave tona etike e morale”.
Në librin e saj të fundit “Ferri në epshin e Gabrielit”, Caballol premton për skena burgu, psikopatie, sektesh, sadizmi, çmendurie, dhe teksa tregimi shtjellohet … vjen imoraliteti i përplasjes mes të mirës e të ligës mes Zotit e Satanit”.
Novell kishte qenë një personazh në rritje në kishën katolike spanjolle, që kur u emërua peshkopi më i ri në Spanjë në 2010 kur ishte vetëm 41 vjeç.
Por ngritja e tij raportohet se u pezullua me zgjedhjen e Papa Franceskut në 2013.
Novell ka mbrojtur terapinë e ‘konvertimit të homoseksualëve’ dhe përshkruan abortin e eutanazinë si ‘gjenocid.’
Dorëheqja e tij është pranuar nga Papa dhe Kisha nuk ka komentuar më shumë. /tch/