Dorëheqjet për lajmin e rremë ndaj Periskopit, hapet aplikimi për nominimin e tre anëtareve të bordit të RTK-së

Dorëheqjet për lajmin e rremë ndaj Periskopit, hapet aplikimi për nominimin e tre anëtareve të bordit të RTK-së

Pas dorëheqjeve për lajmin skandaloz ndaj Periskopit dhe Nacionales, transmetuesi publik në bazë të nenit 26 të Ligjit të RTK-së, ka bërë shpalljen publike për nominimin e tre anëtarëve të Bordit të RTK-së të komunitetit shqiptar.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit tё kompletuar pёr aplikim për anëtarë të Bordit të RTK-së, mund të bëhet deri më 4 shtator 2024, në orën 16:00, përmes e-mailit [email protected]

Pesë ditë pas mbylljes së shpalljes publike, të gjitha aplikacionet RTK ia dorëzon Kuvendit të Kosovës i cili themelon Komisionin ad – hoc për shqyrtimin e tyre.

Brenda periudhës kohore prej tridhjetë ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni, pas intervistimit rekomandon dy kandidatë për çdo pozitë në Bord, për të cilët konsideron se janë më të përshtatshmit në bazë të kompetencave, integritetit dhe përkushtimit të tyre për zhvillimin dhe përparimin e RTK-së.

Bazuar në Rregulloren e punës së Kuvendit, Kuvendi zgjedh njërin nga kandidatët e rekomanduar me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë.

Pakoja e nominimit (https://www.rtklive.com/sq/docs/2024-08-21/535.pdf)

Kujtojmë se, i pajisur me librezë të partisë si certifikatë imuniteti të hekurt nga përgjegjësia, drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ngazëlleu pa asnjë pasojë pas publikimit të lajmit të rremë kundër Nacionales dhe Periskopit të marrë nga media rekordthyese boshnjake për lajme të rreme si “Slobodna Bosna”; ngjarje kjo që prodhoi katër dorëheqje të nivelit të lartë në RTK të cilët posedonin ndërgjegje profesionale.

Së pari Zana Spahiu nga pozita e u.d drejtoreshës së përgjitshme të RTK-së, për t’u përcjellë nga redaktori i përgjegjës i lajmeve qendrore, Jeton Musliu (i dorëhequr vetëm nga pozita); deri te dorëheqjet e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe anëtarja e Bordit, Arta Berisha.

Shpërndaje në: