Donnarumma pozitiv me Covid-19

Donnarumma pozitiv me Covid-19

Portieri italian i PSG-së, Donnarumma ka rezultuar pozitv me Covid19.

Paris Saint-Germain po përjeton një shpërthim Covid-19 në skuadër dhe rasti i fundit që u zbulua ishte portieri italian, Gianluigi Donnarumma.

Pas Sergio Rico, Bitumazala, Juan Bernat, Lionel Messi dhe Danilo Pereira, tashmë është raportuar se Donnarumma ka edhe Covid-19.

Kjo situatë do të bëjë që trajneri Mauricio Pochettino të vë bast për Keylor Navas për ndeshjen e fundjavës kundër Lyonit.

Shpërndaje në: