Donnarumma flet për konkurrencën me Navas: Më shqetëson, isha i mësuar si startues
Gianluigi Donnarumma ka dhënë disa komente për situatën e tij te skuadra e PSG.
Gigi ishte një titullar i padiskutueshëm te skuadra e Milan, si dhe te kombëtarja e Italisë, por te PSG ka hasur në konkurrencë të fortë me Keylor Navas.
Për këtë, Donnarumma thotë se nuk i afekton paraqitjet e tij, por e shqetëson paksa.
“Nuk afekton paraqitjet e mia, por më shqetëson. Nuk është lehtë, pasi isha mësuar si startues”, ka thënë Donnarumma, transmeton Periskopi.
“Ndonjëherë është e dhimbshme të jesh në stol, por unë jam i sigurt se situata do të zgjidhet”, shtoi italiani.
Donnarumma iu bashkua këtë sezon skuadrës së Paris Saint Germain, pas një aventure mjaft të gjatë me Milan. /Periskopi/