Donnarumma e sheh tmerrin me sy, i hyjnë hajnat, e lidhin dhe i vjedhin para

Donnarumma e sheh tmerrin me sy, i hyjnë hajnat, e lidhin dhe i vjedhin para

Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma dhe gruaja e tij mbetën viktima të një vjedhjeje të dhunshme, gjatë së cilës të dy ishin të lidhur.

Dëmi financiar vlerësohet në 500 mijë euro.

“Viktimat, të cilët ishin të lidhur, arritën të strehoheshin në një hotel që ndodhet jo larg shtëpisë së tyre rreth orës 03:20 të mëngjesit. Stafi i lokalit më pas ka lajmëruar policinë dhe është kujdesur për çiftin e tronditur. Portieri 24-vjeçar italian dhe partnerja e tij u dërguan në spital për mjekim”, raporton ACTU17.

Personat që e kryen këtë akt janë ende në arrati.

Shpërndaje në: