Donjta Sadiku është gati për medalje sot, zhvillon ndeshjen e fortë
Sot boksierja kosovare, Donjeta Sadiku kërkon medalje në Kampionatin Botëror për femra.
Sadiku kërkon medaljen kundër boksieres nga Taipei, Wu Shih-yi, shkruan Periskopi.
Meçi i Sadikut nis me fillim nga ora 18:00 dhe presim një ndeshje të fortë nga boksierja jonë.
Donjeta në dy meçet e para tregoi se është në formë të mirë, duke i rrahur pa problem boksieret nga Japonia dhe nga Kongo.
Kujtojmë se ky kampionat po mbahet në Stamboll të Turqisë.