Donjeta Sadiku shkruan historinë, fiton medalje në botërorin e boksit
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar medalje në Kampionatin Botëror që po mbahet në Turqi.
Sadiku e mposhti boksieren Wu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg. Kështu Sadiku i siguron medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit për seniore.
Është kjo medalja e parë serioze për boksin e pavarur kosovar në nivelin e të rriturve. Donjeta kishte suksese te të rejat, por për herë të parë ka fituar medalje në kampionate në nivelin senior.
Medalje në Kampionate Botërore e Kampionate Evropiane kanë fituar edhe boksierët e gjeneratës së artë, në vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar duke përfaqësuar Jugosllavinë.
Donjeta në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë e mposhti boksieren nga Tajvani, Shih-Yi Wu. Fitoi 5:0. /Periskopi/