Donika Gërvalla tenton t`ia mbyll gojën “ambasadorit” që i doli çdo herë në mbrojtje kosovarëve të arrestuar nga Serbia
Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli në vazhdimësi ka qenë i zëshëm kur qytetarë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet serbe, shkruan Periskopi.
E për angazhimin e tij, Haxholli e ka marr një vërejtje nga Minsitria e Punëve të Jashtme e cila drejtohet nga Donika Gërvalla.
Haxholli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook u shpreh e ka kritikur MPJD-në për mosvlerësimin e punës së tij nga ministria.
Miq,
Për reagimet dhe deklarimet e mia të vazhdueshme në mbrojtje të interesit publik, qytetarë dhe para së gjithash në mbrojtje të interesit shtetëror, unë sapo mora një Vërejtje me shkrim nga MPJD. Njëherësh për dallim prej pafund rekomadimeve, referencave, e vlerësimeve, në MPJD dhe jashtë saj, kjo është Vërejtja e parë në përvojen time profesionale, institucionale. Uroj që kjo të jetë edhe e fundit.
Më duhet ta them që nuk kam pritur që duke qenë i zëshëm kundër veprimeve të Serbisë, do të vlerësohem apo avancohem në ndonjë mënyrë, dhe as që ka qenë qëllim i imi diçka e tillë, por më duhet ta them dhe ri-përserisë, që edhe sikur masa korigjuese ndaj meje të ishte vet suspendimi dhe largimi nga MPJD, në asnjë rast, nuk ushqej asnjë dilemë, që në të gjitha komunikimet e mia pararake, unë të veproja njësoj, përsëri.
Për fund, përderisa në Serbi bëhet garë se kush pronocohet më shumë dhe më ashpër kundër Republikës së Kosovës, pa asnjë argument dhe pa asnjë të drejtë, me mirëkuptim do t’i kërkoja hirearkisë së MPJD-së, porositësit dhe shqiptuesit,
se ku, kur dhe në cilin aspekt, deklarimet e mia kanë shkuar ndesh me mandatin e Zyrës dhe me prioritetet e MPJD-së.
Në mungesë të një arsyetimi eventual përmbajtësor, unë Vërejtjen ndaj meje me dokumente/dëshmi shoqëruese sikurse jane postimet e mia bashklidhur asaj, do t’i mbaj si si Referencë dhe Rekomandim, e kësisoj nuk do t’i ankimoj juridikisht.
Ju falenderoj që së paku përmes Vërejtjes njohët punën time, sepse në një kulturë ndëshkuese dhe përjashtuese, do të befasohesha vetëm nga një mirënjohje a vlerësim!
Sqarim:
Për vërejtjen si infornatë zyrtare që nuk prek dimensionin e poliikës së jashtme, por vetëm personin tim, besoj që ja vlen dikush t’i gëzohet idesë që heshtja në diplomaci ka ndonjë vlerë!