Donika Gërvalla sërish sulmon BE: Dikush brenda Bashkimit Evropian po punon për ndarjen e serbëve në Kosovë
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla nuk ka të ndalur me deklaratat e saja të njohura për Bashkimin Evropian.
Një të tillë e ka bërë në konferencën e sotme, e cila akuzoi se ka akterë brenda Bashkimit Evropian që po punojnë për ndarjen e komunitetit serb në Kosovë.
Kjo deklaratë e saj erdhi pas u pyet për vendimin e KE-së që qytetarëve në Kosovë me pasaporta serbe t’iu hiqen vizat.
“Për pasaportat që nuk lëshohen nga institucione legjitime ne s’kemi hezituar dhe t’i paralajmërojmë e informojmë akterët e rëndësishëm. Ata (BE) kanë marrë një vendim që jo vetëm sipas mendimit tonë, çon në rrugë të gabuar, por bën të kuptosh se disa akterë në BE s’janë të interesuar në integrimin e pakicës serbe në Kosovë, por punojnë në ndarjen e tyre. Integrimi sa më i shpejtë i qytetarëve në struktura legale të pajisur me dokumente legale, çon në atmosferë e në hapësirë për të gjithë ata e për të gjithë ne”, ka thënë ajo.