Donika Gërvalla: Nuk i lutemi Greqisë për njohje
Ministrja e punëve të jashtme të Kosovës, znj.Donika Gërvalla, në një intervistë për mediumin grek Tovima, ka thënë se do të dëshironte që Athina të lunate rol ndërmjetësues në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Sa i përket njohjes nga shteti grek, kryediplomatja kosovare ka thënë se ‘nuk e lusim Greqinë për njohje’.
“Ne nuk po e lusim Greqinë për njohje pasi që jemi njohur tashmë nga shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka thënë zonja Gërvalla në këtë intervistë, përcjell Periskopi.
Kosova kërkon njohjen nga Greqia. A konsideroni që kjo do të ishte e mundur në një të ardhme të afërt, veçanërisht pas përmirësimit të raporteve nga korriku i vitit të kaluar?
“Me Greqinë ne ndajmë një histori të lashtë dhe të vlerave evropiane. Natyrisht se qeveria jonë është shumë pro-evropiane. Jemi të bindur që vendimi i Greqsisë si një shtet i rëndësishëm do të ishte kontribut historik për një stabilitet afatgjatë në rajon dhe jo vetëm. Ne nuk i lutemi për njohje Greqisë, pasi që tashmë jemi njohur nga shumica e shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-së”, ka thënë Gërvalla. /Periskopi