Gërvalla thotë se është e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka dalur para Gjykatës lidhur me akuzat për mosraportim ose raportim të rrejshëm të pasurisë.
Gërvalla është deklaruar e pafajshme për akuzat e Prokurorisë.
Vitin e kaluar Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Gërvallës.
Prokuroria dyshon se Gërvalla në formularin për deklarim të pasurisë, më 22 mars të 2021-s s’i ka paraqitur të dhënat e kërkuara me ligj.