Doni t’i hiqni rudhat? Atëherë konsumoni këto ushqime
Kur vjen fjala te një lëkurë e mirë, menjëherë mendojmë një kombinim: krem dielli, krem antirrudhë dhe hidratim. Po në fakt të tria janë shumë të mira për lëkurën, por nuk duhet të mbeten vetëm këto. Ju keni përgjegjësi në mënyrën se si ushqeheni në mënyrë që të ndihmoni efektin e këtyre kremrave, që pa kujdesin tuaj s’mund të jenë çudibërëse.
Më poshtë do t’ju tregojmë gjashtë produkte ushqimore që ju ndihmojnë të mbani një lëkurë të pastër dhe të lëmuar, pa rrudha.
Hudhra – të paktën një herë në dy ditë. Preferohet shqeto dhe jo e gatuar.
Manaferrat – Sapo të shikoni manaferrat e para në dyqan, mos ngurroni t’i blini pasi janë ndër oksidantët më të mirë. Nëse nuk i preferoni si frutë, mund t’i shtrydhni për t’i bërë lëng sepse ka të njëjtin efekt (mos u shtoni sheqer).
Vaji i ullirit – Vitamina E që ka ndihmon në rininë e përjetshme. Mos përdorni asnjë vaj tjetër veç tij.
Salmoni – Omega 3 nuk është e mirë vetëm për zemrën, por edhe për butësinë e lëkurës. Nëse mundeni, 3-4 herë në javë, salmoni do të ishte çudibërës.
Fasulet – Do të habiteni se si proteina që mban fasulja mund të zhdukë çdo qelizë të vdekur të fytyrës. Konsumojini pa i përzierë me produkte të tjera, vetëm me pak vaj ulliri.