Doni të ngeleni shtatzënë? Hiqni manikyrin nga thonjtë!

Doni të ngeleni shtatzënë? Hiqni manikyrin nga thonjtë!

Nutricionistja shqiptare Diola Dosti – Baftiu, ka befasuar me një “recetë” se si gratë të mbesin shtatzënë.

Baftiu përmes një postimi në Facebook, thotë se gratë që dëshirojnë të mbesin shtatzënë duhet të heqin manikyrin nga thonjtë.

Sipas saj, manikyrit përmbajnë së paku tre përbërës toksikë.

“Doni të ngeleni shtatzënë ju që keni probleme? Hiqni manikyrin nga thonjtë!

Sigurisht që ka shumë që janë kundër kësaj që sapo postova, por e dimë që shumë sëmundje vijnë nga toksinat e mjedisit si phthalatet, BPA, VOCs, etj. Manikyrët përmbajnë së paku një nga këto 3 përbërës toksikë si TPHP, toulene dhe dibutyl phthalate. Phthalatet mendohet se ulin cilësinë e vezëvë edhe gjatë IVF. Shumica e xhelit të thonjëve ka formaldehyde. Në anën tjetër, TPHP dhe DPHP janë të njohur si çrregullues të hormoneve.

Më poshtë keni linkun e një nga studimet e bëra dhe të aprovuara. Sepse e dimë që do ketë komente të tipit ‘ka plot shtatëzëna me thonj të bërë. E dimë! Por ato që nuk kanë fëmijë, nëse e marrin në konsideratë, nuk do bëjnë keq. Sepse në fund të fundit, janë studime shkencore, jo thashetheme.

Shpërndaje në: