Doni të mos shtoni peshë? Hani mëngjes të bollshëm
Për të djegur kalori dhe për të parandaluar shtimin në peshë, nuk ka nevojë të agjëroni. Thjesht hani një mëngjes të pasur (dhe të shëndetshëm). Ja pse:
Ngrënia e mëngjesit rekomandohet fuqimisht nga të gjithë dietologët pasi siguron energji për trupin pas agjërimit të natës, por një studim i fundit i botuar në Revistën Endokrinology & Metabolism nga Shoqëria Endokrine ka treguar një arsye tjetër pse është e vlefshme ta konsumoni atë: digjni kalori.
Merita e termogjenezës
Sipas studiuesve në Universitetin e Lubeck në Gjermani, një mëngjes i pasur djeg dyfish më shumë kalori sesa një darkë e tillë. Përveç kësaj, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të tilla si mbipesha dhe diabeti.
Falë termogjenezës, një proces që mat kapacitetin e metabolizmit dhe mund të ndryshojë sipas kohës së vakteve. Në praktikë, sa herë që konsumojmë një ushqim, trupi harxhon energji për thithjen, tretjen, transportin dhe konservimin e lëndëve ushqyese.
Si u zhvillua studimi
Për 3 ditë u monitoruan 16 burra të cilët kishin një mëngjes të ulët në kalori dhe një darkë me kalori të larta dhe anasjelltas. Në fund rezultoi që:
– të njëjtat kalori të konsumuara për mëngjes dhe darkë shkaktojnë një termogjenezë 2.5 herë më të lartë nëse ato konsumohen në mëngjes dhe jo në vaktin e mbrëmjes;
– rritja e sheqerit në gjak dhe përqendrimet e insulinës zvogëlohen pas një mëngjesi të pasur në krahasim me një darkë më të pasur;
– një mëngjes modest, që është i ulët në kalori, çon në një rritje të oreksit, veçanërisht për ëmbëlsirat.
Çfarë këshillojnë ekspertët
Një nga autorët e studimit, Juliane Richter, thotë se ky studim konfirmon rëndësinë e një mëngjesi të bollshëm në krahasim me një darkë të pasur për të djegur kalori, sepse tregon se sa efektive është në uljen e peshës dhe në parandalimin e sëmundjeve metabolike, veçanërisht për ata që vuajnë nga mbipesha dhe diabeti.
Ta dini!
Insulina është hormoni që rregullon përqendrimin e glukozës (sheqerit) në gjak.