Doni të jeni më të zgjuar? Konsumoni këtë produkt në mëngjes!

Doni të jeni më të zgjuar? Konsumoni këtë produkt në mëngjes!

Një shkencëtar japonez u ka dhënë përgjigje të gjitha dyshimeve. Sipas tij, ushqimi perfekt i mëngjesit është akullorja. Jo vetëm që akullorja përshtatet me të gjitha statistikat e nevojshme, por gjithashtu edhe do t’ju bëjë më të zgjuar, shkruan blitz.al. Yoshihiko Koka është i bindur se akullorja ndihmon në performancën e trurit tonë pasi ka bërë disa teste në klinikën e tij. Madje profesori ka bërë edhe një eksperiment duke u kërkuar disa vullnetarëve që pasi të zgjoheshin të konsumonin akullore dhe më pas të zgjidhnin disa ushtrime matematike.

Ata të cilët nuk konsumuan akullore në mëngjes, performuan më dobët se pjesa tjetër. Shpjegimi që profesori i dha kësaj është fakti që e ftohta kur bashkohet me një sasi të caktuar sheqeri mund ta bëjë zgjimin më të mirë dhe t’i vendosë të gjitha qelizat në lëvizje.

Shpërndaje në: