Doni të hapni ngjyrën e flokëve por nuk dini se si? Këto mënyra në kushte shtëpie janë perfekte
Që nga data 9 mars parukeritë dhe qëndrat estetike janë mbyllur për shkak të gjendjes së covid-19. Por nëse doni të bëni një ndryshim në pamjen tuaj mund të provoni një nga këto dy mënyra:
Kamomila: Lulja e përdorur gjerësisht për çaj, mbart një pigment të quajtur apigenin. Apigenina krijon një hije të artë që i ngjitet menjëherë fijes së flokut kur aplikohet në të. Në varësi të gjatësisë së flokëve, prisni disa bustina kamomili dhe përgatisni çaj me ujë të valuar. Pasi çaji të jetë ftohur, zhytini flokët në të dhe krihini me një krëhër me dhëmbë të mëdhenj, për një efekt natyral. Kamomila gjithashtu funksionon is një balsam dhe do t’i lërë flokët të butë dhe me shkëlqim.