Doni të dini se cila është pesha ideale për ju, zbulojeni përmes këtij testi
Pesha e trupit tuaj shpesh herë kthehet në një problem shqetësues, nga ku lindin dhe shumë sëmundje të ndryshme. Tek personat obezë, diabeti, tensioni dhe sëmundjet e zemrës janë të pranishme në çdo moment. Prandaj shpesh themi që duhet të kemi një trup normal. Por si ta kuptojmë nëse kemi një peshë normale trupore apo jo?
Raporti i gjatësisë me perimetrin e belit mund të përcaktojë nëse keni më shumë dhjamë se normalisht përreth belit (që lidhet me sëmundjet e zemrës dhe diabetit).
Doni ta zbuloni nëse keni një peshë normale? Ja një test i thjeshtë, që zgjat vetëm 30 sekonda:
Prisni një spango po aq të gjatë sa jeni ju. Më pas e lakoni në gjysmë dhe e vendosni përreth belit.
Nëse mund ta rrethoni me të të gjithë belin, ky i fundit është më pak se gjysma e gjatësisë tuaj domethënë keni peshë ideale. Por, nëse nuk e arrin ta rrethojë të gjithë belin, është koha të dobësoheni.