Doni shëndet më të mirë të zemrës? Vendosini urgjentisht këto ushqime në pjatën tuaj
Një dietë e pasur me ushqime me bazë bimore, përkthehet në më pak probleme të zemrës në një studim të ri.
Për studimin, studiuesit analizuan të dhënat e mbledhura nga më shumë se 10 000 njerëz të moshës së mesme në SHBA, të cilët u ndoqën nga viti 1987 deri në vitin 2016. Asnjë nuk kishte sëmundje të zemrës në fillimin e studimit.
Zakonet e ngrënies së pjesëmarrësve u analizuan dhe modelet e tyre të ngrënies u grupuan sipas proporcionit të ushqimeve me bazë bimore që hanin, përkundrejt proporcionit të ushqimeve me bazë shtazore.
Frutat dhe perimet
Ne supozohet të hamë pesë racione frutash dhe perimesh në ditë.
Në krahasim me ata që hanin kryesisht ushqime me bazë shtazore, ata që hanin kryesisht ushqime me bazë bimore kishin një rrezik: 16% më të ulët të sulmit në zemër, goditje në tru, ndalim të zemrës dhe probleme të tjera të zemrës; një rrezik prej 32% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës; dhe një rrezik prej 25% më të ulët të vdekjes nga ndonjë shkak gjatë periudhës së studimit.
Studimi u botua në internet më 7 gusht në Journal of the American Heart Association.
“Ndërsa nuk keni nevojë të hiqni dorë nga ushqimet që rrjedhin nga shtazët plotësisht, studimi ynë sugjeron që ngrënia e një pjese më të madhe të ushqimeve me bazë bimore dhe një pjesë më të vogël e ushqimeve me bazë shtazore mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut tuaj për të pasur një sulm në zemër, goditje apo lloj tjetër të sëmundjeve kardiovaskulare, “tha studiuesja Casey Rebholz.
Studimi është një nga të parët që shqyrton proporcionin e modeleve dietike të bazuara te bimët kundrejt kafshëve në popullatën e përgjithshme, sipas Rebholz.
“Gjetjet tona nënvizojnë rëndësinë e përqëndrimit në dietën tuaj. Mund të ketë disa ndryshueshmëri sa i përket ushqimeve individuale, por për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, njerëzit duhet të hanë më shumë perime, arra, drithëra të plota, fruta, bishtajore dhe më pak ushqime të bazuara tek mishi I kafshëve”, tha Rebholz në një njoftim.