Doni që t’iu ecë mbarë viti, kjo është dita kur duhet të hiqni pemën
Tashmë që festat mbaruan është koha që të hiqni pemën e Krishtlindjes nga shtëpitë tuaja.
Për shumë njerëz mbajtja e pemës për një kohë të gjatë sjell ters gjatë vitit.
Supersticiozët mendojnë se dekorimet duhet të hiqen pas ‘Natës së Dymbëdhjetë’, e cila përkon me 5 janarin.
E gjitha kjo është një teori e njerëzve supersticiozë, megjithatë nuk do të ishte keq sikur të ndiqnit këshillat e tyre, pasi asnjëhere nuk i dihet.