Donaldi imiton Borën, rikthen shprehjen virale të saj
Aktori Donald Veshaj pas përfundimit të spektaklit “BBV” bashkë më vëllaun e tij ka nisur me emisionin e tyre “Më lër të flas”.
Vëmendje në këtë program televiziv zakonisht marrin veprimet e Donaldit për ish-partneren e tij Bora Zemani.
Në episoden e fundit ai ka krijuar një skenë ku ka imituar moderatoren Bora Zemani, ku ka rikthyer një frazë të Borës që në atë periudhë ishte bërë mjaft virale.
“Unë shpresoj shumë të jesh i sinqertë në atë që thua, të paktën si mashkull e shpresoj shumë këtë, sepse loja me shumë vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe në fund djali gjithmonë do humbas. Kjo është shprehja që unë vdes që ta hap emisionin”, tha ish-banori i “BBV”.
Kujtojmë se këtë shprehje moderatorja e kishte thënë gjatë periudhës që aktori ishte në “BBV”.