Donaldi heq dorë përfundimisht nga muzika
Pak para premierës se filmit “5 Herë Jo” më 12 dhjetor në Tiranë, Donald Veshaj dhe Bora Zemani, kanë mbajtur një konferencë për shtyp.
Ata kanë zbuluar detaje rreth filmit, duke filluar nga xhirimet, te personazhet dhe performanca e tyre ne projektin shumë të rëndësishëm për dyshen.
Veç kësaj, Donaldi ka folur për kolonën zanore të filmit që u realizua nga Alban Skënderaj me producent Elgit Dodën.
Ndër të tjera, aktori gjithashtu ka bërë të ditur se ka hequr dorë përfundimisht nga muzika.
“Dora e Elgitit është brenda prapë. Unë kam heq dorë nga muzika se ishte një eksperiment i imi që nuk zgjati shumë. Unë kam vendosur që të fokusohem në gjërat e tjera që di t’i bëj më mirë sepse nuk mendoj që muzikën mund ta bëj mirë”, u shpreh ai.