“Donaldi bëri heroin e të gjithëve, për të dalë mirë para publikut”, shpërthen Arjola

“Donaldi bëri heroin e të gjithëve, për të dalë mirë para publikut”, shpërthen Arjola

Mbrëmjen e së martës në “Fun Club” u diskutua për lojën e katër finalistëve të Big Brother VIP.

Banori i parë që u fol ishte Donald Veshaj, ku të gjithë ish-konkurrentët dhanë mendimin tyre. Shumica e mbështetën duke thënë se ai është fituesi i këtij edicioni.

Mirëpo, mendimi i Arjolës ka qenë ai që ka tërhequr vëmendjen.

Ajo ka deklaruar se Donaldi ka vepruar me strategji dhe ka bërë heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut

“Ai ka vepruar me strategji. Ai ka bërë heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut, në shumë rrugë Donaldi gabimin më të madh e bëri që doli kundër Einxhelit. Ka shumë ngjarje, por s’më kujtohen për momentin”, u shpreh Arjola./abcnews.al

Shpërndaje në: