Donald Trump thotë se ShBA do të marrin kontrollin e Gazës dhe do ta kthejnë atë në një rivierë turistike
Edhe sipas standardeve të Donald Trumpit, kjo ishte një deklaratë tronditëse, thote Paul Adams, Korrespondent diplomatik i BBC
Sipas Trump, Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin e Rripit të Gazës dhe do ta kthejnë atë në një “Rivierë të Lindjes së Mesme” – një vend plot mundësi dhe vende pune, i populluar nga njerëz nga e gjithë bota, përfshirë disa palestinezë.
Por shumica e atyre që kanë jetuar atje për më shumë se shtatë dekada do të largohen – përgjithmonë.
Trump thotë se idetë e tij kanë mbështetje të gjerë, por nuk ka asnjë shenjë të kësaj në Lindjen e Mesme. Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite i kanë dënuar këto propozime.
Presidenti dha gjithashtu një sinjal ogurzi për të ardhmen e një territori tjetër palestinez, Bregut Perëndimor.
Trump tha se po mendon të mbështesë idenë e sovranitetit izraelit atje dhe se do të bëjë një njoftim brenda katër javëve të ardhshme.
Ai shtoi se kjo nuk ka lidhje me perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete.
A është ndonjë nga këto propozime serioze? Me Trumpin, është e vështirë të thuhet.
Por ai përmbysi dekada të politikës amerikane në Lindjen e Mesme gjatë mandatit të tij të parë – dhe duket i gatshëm ta bëjë sërish, shkruan korrespondenti diplomatik i BBC’se, Paul Adams.