Donald Trump me deklaratë epike për vetën: Rroftë Mbreti

Qeveria amerikane ka anuluar tarifën e fundit të ngarkuar për trafikun në qytetin e New Yorkut.
Sipas Sekretarit amerikan të Transportit, Sean Duffy, kjo tarifë, e vendosur nga administrata e mëparshme e presidentit Joe Biden, ishte një “shpërfillje për klasën punëtore amerikane dhe pronarët e bizneseve të vogla”.
Autoriteti i Transportit të Metropolitanës së New York-ut (MTA) planifikon të padisë qeverinë shkaku i anulimit të kësaj tarife.
Presidenti amerikan, Donald Trump ishte kundër kësaj tarife që në fillim kur u vendos.
Duke njoftuar heqjen e saj përmes platformë personale Truth Social, ai shkroi “Manhattan dhe i gjithë New York-u u shpëtuan. Rroftë Mbreti”.
Pak kohë pas kësaj, llogaria e Shtëpisë së Bardhë në platformën X publikoi një imazh të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku Trump mban një kurorë përpara një panorame të qytetit të New Yorkut.
“CONGESTION PRICING IS DEAD. Manhattan, and all of New York, is SAVED. LONG LIVE THE KING!”
–President Donald J. Trump pic.twitter.com/IMr4tq0sMB— The White House (@WhiteHouse) February 19, 2025