Donald Trump: Marrëveshja për mineralet do të nënshkruhet sot

Së fundmi Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për një takim me Donald Trumpin.
Ndërsa raportohet se ata tani kanë zënë vend në Zyrën Ovale nga ku Trump ka dhënë një deklaratë.
Trump ka konfirmuar se marrëveshja për mineralet me Ukrainën do të nënshkruhet sot, shkruan skynews.
“Ne kemi diçka që është një marrëveshje shumë e drejtë”, tha Trump.
“Është një angazhim i madh nga SHBA”, shton ai.
Zelensky tha se shpreson se “ky dokument do të jetë një hap përpara për Ukrainën”.
Presidenti ukrainas gjithashtu tha se dëshiron të diskutojë atë që SHBA është “gati të bëjë” për Ukrainën.