Donald Trump kërkon rikthimin amerikan në Hënë
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence njoftoi sot se politika zyrtare e SHBA-së është që të rikthejë astronautët amerikanë në Hënë për pesë vite, si dhe do të jetë një grua njeriu i radhës që do të shkelë mbi sipërfaqen hënore.
“Me urdhër të presidentit, politika zyrtare e kësaj administrate dhe e SHBA-së është që të rikthejë astronautët amerikanë në Hënë brenda pesë vitesh”, deklaroi Mike Pence gjatë një fjalimi në Hantsvil, në Alabama, ku prodhohet një pjesë e raketave amerikane prej dekadash.
“Gruaja e parë dhe njeriu i radhës në Hënë do të jetë astronaut amerikan, të dërguar nga anije amerikane që prej territorit amerikan”, deklaroi Mike Pence. Sipas kalendarit të vendosur nga administrata Trump, fluturimi drejt Hënës do të bëhet në vitin 2021./atsh/